RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

kurti:-eshte-e-domosdoshme-qe-hetimet-e-gjykimet-per-krimet-e-kryera-gjate-luftes-te-marrin-hov

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar institucionet e vendit për arrestimin e ish-pjesëtarëve të Policisë së Serbisë për Masakrën e Reçakut.

Kurti tha se arrestimet u bënë pas një hetimi prej 6 muajsh, por u shpreh se nuk mund të mos vihet në spikamë fakti se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast.

“Afër 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të Policisë së Serbisë. Përderisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha një hetimi prej 6 muajsh, nuk mund të vëmë në spikamë faktin se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht, nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjëra s’ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim, e në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekjen e përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast”, tha Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se derisa po i afrohemi tri dekadave nga lufta e fundit, dëshmitarët po plaken dhe se është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar.

“Derisa po i afrohemi tri dekadave nga lufta e fundit, dëshmitarët po plakën e jo pak edhe kanë vdekur. Andaj është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar. Si qeveri, jemi gjithnjë të interesuar, angazhuar e përkushtuar të ndihmojmë në këtë drejtim”, tha tutje Kurti.

Related posts

Zonja e parë turke kujton fëmijët e Gazës të vrarë nga Izraeli

admin

Putini do të takohet me presidentin kinez në fund të dhjetorit

admin

Znj. Erdogan paralajmëron se bota po dështon për drejtësinë, duke goditur më së shumti gratë dhe fëmijët?

admin