RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretari Blinken zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Nigerit

sekretari-blinken-zhvillon-bisede-telefonike-me-presidentin-e-nigerit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum, diskutoi çështjen e grushtit të shtetit në Niger, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, njoftohet se Blinken dhe Bazoum zhvilluan një bisedë telefonike.

Blinken ka shprehur “mbështetjen e palëkundur” kundrejt Bazoum dhe demokracisë së Nigerit dhe se SHBA kundërshton veprimet në drejtim të prishjes së rregullit kushtetues.

SHBA mbështet mbizotërimin e ligjit ka theksuar Blinken i cili ka thënë se ndodhen pranë popullit të Nigerit, Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) dhe partnerëve ndërkombëtar.

Grushti i shtetit në Niger

Në Nigeri, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.

Related posts

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, Jens Stoltenberg: Shpresojmë t’i bashkohet aleancës brenda 10 viteve të ardhshme

admin

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

RTI

Teherani thotë se SHBA-ja dhe Izraeli planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e Iranit

Irfan Jahiu