RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH paralajmëron për përkeqësimin e krizës humanitare dhe shpërthimin e kolerës në rajonin Kordofan të Sudanit

obsh-paralajmeron-per-perkeqesimin-e-krizes-humanitare-dhe-shperthimin-e-koleres-ne-rajonin-kordofan-te-sudanit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për përkeqësimin e situatës humanitare në rajonin Kordofan të Sudanit, duke përmendur përshkallëzimin e shpërthimit të kolerës dhe shqetësimet në rritje për dhunën ndaj civilëve, transmeton Anadolu.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kushtet në El Obeid, në shtetin e Kordofanit Verior, vazhdojnë të përkeqësohen për shkak të konfliktit.

“OBSH-ja u bashkohet shqetësimeve të ngritura nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së lidhur me rrezikun e afërt të kryerjes së mizorive masive dhe mbështet kërkesën për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve”, tha Tedros gjatë një konference për media në Gjenevë.

Në Kordofanin Perëndimor, sipas shefit të OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti raportoi 734 raste të dyshuara me kolerë dhe 105 vdekje që nga 15 maji.

“Shpërthimi po ndodh në kontekstin e sistemeve shëndetësore të dëmtuara nga konflikti i zgjatur”, tha ai.

OBSH-ja dhe partnerët e saj po reagojnë duke zgjeruar qasjen në ujë të sigurt dhe kushte sanitare, duke ngritur qendra për trajtimin e kolerës dhe duke vendosur paraprakisht teste të shpejta diagnostikuese dhe barna.

Tedros tha se mostrat po dërgohen gjithashtu në Sudanin e Jugut për analiza laboratorike.

Related posts

Ushtria siriane bombardon pozicionet e SDF-së në Halep mes sulmeve të grupit në lagjet e banuara

RTI

Arabia Saudite, Kuvajti e Omani dënojnë sulmin izraelit në Jenin

admin

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

admin