RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria do të marrë presidencën e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi

shqiperia-do-te-marre-presidencen-e-radhes-te-organizates-se-bashkepunimit-ekonomik-te-detit-te-zi

Shqipëria do të marrë presidencën e radhës 6-mujore të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) nga Türkiye, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, takimi i 47-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm do të mbahet virtualisht sot nën kryesimin e ministrit të jashtëm turk, Hakan Fidan.

“Në takim do të shkëmbehen pikëpamje si BSEC mund të vazhdojë në mënyrë efektive aktivitetet dhe të forcojë kapacitetin e tij institucional”, tha ministria turke.

Në njoftim theksohet se gjatë presidencës së Türkiyes është bërë “progres i rëndësishëm” në përditësimin e Dokumentit të Agjendës Ekonomike të BSEC-it, vënien në funksion të Fondit të Zhvillimit të Projektit dhe në rigjallërimin e Këshillit të Biznesit të BSEC-ut.

Me seli në Istanbul, BSEC u krijua në vitin 1992 me synimin për të vepruar në një frymë të miqësisë së mirë dhe për të rritur respektin dhe besimin reciprok, dialogun dhe bashkëpunimin midis vendeve anëtare.

Grupi përbëhet nga 13 anëtare, Türkiye, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia dhe Ukraina.

Related posts

Sondazhet tregojnë se opinioni publik në SHBA po bëhet gjithnjë e më negativ ndaj Izraelit

Irfan Jahiu

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin

100 euro – Kur do të dalin paratë në llogaritë e qytetarëve?

Muhamet Ramadani