RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rubio: Grupi teknik për Iranin do të mblidhet sërish javën e ardhshme

rubio:-grupi-teknik-per-iranin-do-te-mblidhet-serish-javen-e-ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se grupi teknik për Iranin do të mblidhet sërish javën e ardhshme, transmeton Anadolu.

“Grupi teknik do të rikthehet, besoj, më 29 ose 30 të këtij muaji”, u tha Rubio gazetarëve në Kuvajt.

“Besoj se ata do të kthehen në Zvicër, nëse nuk gaboj. Në çdo rast, grupi teknik do të mblidhet sërish, besoj se më datë 30 të këtij muaji”, shtoi ai.

Rubio ndodhet aktualisht në një turne treditor në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrein nga 23 deri më 25 qershor, për të diskutuar memorandumin e fundit të mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Në Bahrein, Rubio do të takohet edhe me përfaqësues të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit për të diskutuar prioritetet e përbashkëta në rajon.

Sekretari amerikan tha se bisedimet teknike zhvillohen në nivel të stafit.

“Niveli teknik do të përfshijë individë nga Departamenti i Shtetit që do të marrin pjesë në këto bisedime, së bashku me përfaqësues nga Departamenti i Energjisë dhe institucione të tjera. Kjo është ajo që nënkupton niveli teknik”, tha ai.

I pyetur për kapacitetet konvencionale që Irani do të jetë në gjendje të ruajë, Rubio tha se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë asgjë që do të cenonte sigurinë e aleatëve të saj në rajon.

Related posts

VIDEO/ E rëndë në Turqi, plagoset me armë në atentat kryetari i bashkisë! Autori ishte i maskuar, i bëri prite pranë banesës

admin

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan takohet me fëmijët jetimë nga Ukraina – VIDEO

admin

PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

admin