RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

mint-trajton-mbi-1.5-mije-ankesa-nga-qytetaret,-shumica-per-njehsoret

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka trajtuar 1,567 ankesa të konsumatorëve gjatë periudhës gjashtëmujore janar-qershor, shumica nga to kanë qenë për keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë.

“Sipas raportit të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit (DMK), numri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keqllogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpërmarkete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar”, thuhet në komunikatën për media.

MINT në njoftimin e saj thotë se është e domosdoshme rritja e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

“Volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë”, vazhdon njoftimi.

Ankesat e pranuara janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit(ARRU), sipas kompetencave përkatëse

Related posts

O’Brien: Raportuesja e ka bërë të qartë që duhet të ketë progres për Asociacionin, para se të ndodh votimi për anëtarësim në KiE

admin

Merr fund misteri/ Vrau bashkëshorten dhe i zhduku trupin, si 43-vjeçari përdori telefonin e viktimës për dy muaj për të bindur familjarët e saj se ajo ishte gjallë!

admin

Balotazhi në Kosovë, KQZ: Nis procesi në të gjitha qendrat e votimit, mbi 1.3 mln qytetarë zgjedhin sot drejtuesit lokalë

admin