Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në të paktën 164, ndërsa 971 të tjerë janë plagosur, tha presidentja në detyrë Delcy Rodriguez, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.
Më herët, Rodriguez tha se 32 persona kishin humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë ishin plagosur pasi tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën vendin të mërkurën në mbrëmje, duke paralajmëruar se numri i viktimave ka gjasa të rritet.
Tërmetet ishin ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se 100 vjet, me lëkundje të ndjera në një zonë të gjerë.
Vonë të mërkurën, Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare pasi tërmetet goditën bregdetin verior të Karaibeve të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke nxitur paralajmërime për cunami në të gjithë rajonin.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerëson se ekziston një mundësi prej 42 për qind që numri i viktimave të jetë midis 10.000 dhe 100.000. La Guaira, pranë kryeqytetit Karakas, është shteti më i prekur nga tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5.

