RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Amerika, zhvendosje e bazave në Lindjen e Mesme pas sulmeve iraniane

amerika,-zhvendosje-e-bazave-ne-lindjen-e-mesme-pas-sulmeve-iraniane

Kostoja e rëndë e vajtjes qorrazi pas Izraelit

Shtetet e Bashkuara (SHBA) po shqyrtojnë praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme pasi imazhet satelitore zbuluan se dëmi në një bazë detare kyçe në Bahrein ishte dukshëm më i madh nga sa kishte pranuar publikisht Uashingtoni.

Si rezultat, po shqyrton zvogëlimin e pranisë së saj ushtarake në Gjirin Persik dhe zhvendosjen e disa bazave dhe operacioneve më në perëndim, me Izraelin që përmendet si një nga vendet e mundshme, raporton The Wall Street Journal.

Sipas gazetës amerikane, një analizë e imazheve satelitore nga 1 marsi tregoi shkallën e dëmit në bazën detare të Flotës së Pestë në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, pas sulmeve iraniane.

Si rezultat, SHBA-të tani po shqyrtojnë rindërtimin e bazës, por edhe zvogëlimin e pranisë së tyre ushtarake në Kuvajt dhe Arabinë Saudite.

Qëllimi është zhvendosja e bazave dhe operacioneve në perëndim, ku ato do të jenë më larg raketave dhe droneve iraniane.

Dy zyrtarë të cituar nga gazeta konfirmuan se Izraeli është një nga vendet që po merret në konsideratë për të pritur disa nga këto baza. /tesheshi

Related posts

Media amerikane: Netanyahu bisedoi me Trumpin për një sulm të dytë të mundshëm ndaj Iranit

RTI

Si të merreni me populistët?! The Economist: Bizneset perëndimore po mësojnë të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale në mbarë botën

admin

12 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

admin