RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Porosia e Kurtit për policët nga kampi “Enver Zymberi” në Mitrovicë: Luftoni grupet kriminale

porosia-e-kurtit-per-policet-nga-kampi-“enver-zymberi”-ne-mitrovice:-luftoni-grupet-kriminale

Kampi ku janë të vendosura njësitet speciale të Policisë së Kosovës, i njohur deri tani si “Belvedere” në Mitrovicën e Jugut, nga sot do të mbajë emrin e heroit Enver Zymberi, i cili ishte vrarë 12 vjet më parë gjatë një aksioni për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë parakaluar para njësiteve të rreshtuara, para se të zbulojnë pllakën me emrin e Enver Zymberit.

Kurti u zotua se përpjekjet për të sjellë para drejtësisë vrasësit e Zymberit nuk do të ndalen.

Në fjalën e tij në ceremoninë e policëve të rënë në detyrë, Kurti ka kujtuar edhe policët e tjerë të rënë në krye të detyrës.

“Jam shume i nderuar që po kujtojmë 22 zyrtarë policorë që dhanë jetën kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione në shtrirje të sovranitetit në vend. Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Zymberit e ne jemi në vendin ku ai mori rrugën e fundit kur u nis drejt shtrirjes së sovranitetit në vend. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin”.

“Me neve është edhe djali i tij, Sokoli”, theksoi Kurti.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për 22 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymberit”.

Kurti tha se Zymberi ishte rritur në një familje patriotike, dhe pasi zhveshi uniformën e UÇK-së, ai e veshi atë të Policisë së Kosovës. “Sakrifica e bijve tuaj janë shembulli më i mirë për gjeneratat e reja. Të jeni përjetësisht që secili djalë e vajzë betohet të ndjekin rrugën që bijve tuaj padrejtësisht u mbyll rruga”.

“Kampi ku do të angazhoheni bartë emrin që nga sot të Enver Zymberit; disa prej jush keni qenë bashkë e jeni të trajnuar së bashku. Vazhdoni drejtësisht për të garantuar rend dhe ligj, vazhdoni të luftoni ndaj grupeve kriminale”, porositi Kurti, policët e rreshtuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se është nder që sot po nderojnë jetën dhe veprën e 22 zyrtarëve policorë që ranë heroikisht në krye të detyrës. Në vazhdim ai përmendi secilin nga ta me emër e mbiemër.

“Kemi zgjedhur pikërisht këtë ditë që në rënien e Enver Zymerit që të bëjmë zbulimin e pllakës së Enver Zymberit. Kjo qendër deri më sot është quajtur Belvedere, sot e tutje do të quhet ‘Enver Zymberi’”, tha Sveçla.

Edhe Sveçla kërkoi nga organet e drejtësisë që kryerësit e vrasjes së policit, Enver Zymberi, t’i sjellin para drejtësisë dhe ata të marrin dënimin e merituar.

Related posts

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të paktën 47 palestinezë të vrarë gjatë bombardimit të shtëpive civile

rezart morina

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Britani

rezart morina

Gaza, forcat izraelite vrasin 20 persona që prisnin ndihmë humanitare

rezart morina