RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dënon sulmet amerikane në bregdetin e tij jugor, akuzon Washingtonin për shkelje të marrëveshjes së paqes

irani-denon-sulmet-amerikane-ne-bregdetin-e-tij-jugor,-akuzon-washingtonin-per-shkelje-te-marreveshjes-se-paqes

Irani ka dënuar sulmet amerikane ndaj disa objektivave përgjatë vijës së tij bregdetare jugore, duke akuzuar Washingtonin për shkelje të Kartës së OKB-së dhe të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi për përfundimin e luftës, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit tha se sulmet kishin në shënjestër objekte të mbikëqyrjes bregdetare dhe riafirmoi të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje, duke theksuar se forcat e armatosura iraniane kishin kryer sulme hakmarrëse ndaj objektivave të lidhura me SHBA-në.

Ministria iraniane gjithashtu u bëri thirrje shteteve të Gjirit “të parandalojnë çdo palë agresore që të përdorë territorin dhe objektet e tyre për të kryer akte agresioni” kundër Teheranit.

Po ashtu, ajo i kërkoi OKB-së dhe organizmave ndërkombëtarë “të mos mbeten indiferentë ndaj shkeljes së hapur” të së drejtës ndërkombëtare.

Mbrëmë vonë, SHBA-ja njoftoi se forcat e saj goditën objektiva iraniane të raketave, dronëve dhe radarëve, pasi akuzoi Teheranin se qëndronte pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Më pas, në përgjigje, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se forcat e saj detare kishin goditur pozicione ushtarake amerikane në të gjithë rajonin dhe paralajmëroi për një reagim të ashpër nëse përshkallëzimi vazhdon.

Më herët gjatë këtij muaji, Teherani dhe Washingtoni arritën një memorandum mirëkuptimi me 14 pika, të ndërmjetësuar nga Pakistan, i cili hyri në fuqi më 18 qershor pasi u nënshkrua elektronikisht nga presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja përfshin dispozita për përfundimin e armiqësive në disa fronte, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit, ndërkohë vazhdojnë 60 ditë bisedime drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Related posts

Turqia shpëton 81 migrantë të parregullt të shtyrë prapa nga autoritetet greke

admin

Sulmet me dronë përreth, përkeqësohet siguria në centralin bërthamor të Ukrainës

admin

Turqia nis një batalion komandosh në Kosovë

Muhamet Ramadani