RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-vrasin-nje-adoleshent-palestinez-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Forcat izraelite qëlluan për vdekje një adoleshent palestinez gjatë bastisjes në orët e mëngjesit të së martës në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 17-vjecari Hamza Amjad al-Ashqar, u qëllua në fytyrë nga ushtarët izraelit në Nablus.

Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti ka shkuar në 42, përfshirë nëntë fëmijë dhe një grua të moshuar, shtoi ministria.

Forcat izraelite kryejnë vazhdimisht bastisje në Nablus në kërkim të anëtarëve të grupit të armatosur të njohur si “Strofulla e Luanëve”, që vitin e kaluar u shfaq në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Tel Avivi akuzon grupin për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse ndaj objektivave izraelite.

Related posts

Netanyahu i quan ‘antisemite’ protestat në Francë

admin

Nauseda: Kapërceni vijat e kuqe dhe jepini Ukrainës avionë luftarakë

Muhamet Ramadani

Shkurtimet globale të ndihmave po i shtyjnë miliona sudanezë të zhvendosur drejt urisë

RTI