RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 7 shtetas kinezë konfirmohen të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

te-pakten-7-shtetas-kineze-konfirmohen-te-vdekur-nga-termetet-ne-venezuele

Të paktën shtatë shtetas të Kinës kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuela më herët gjatë kësaj jave, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, ambasada kineze në Venezuelë tha se po vazhdon të koordinohet me autoritetet lokale dhe të ofrojë ndihmë pas katastrofës, e cila ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se Pekini do të dërgojë ndihmë humanitare emergjente dhe një ekip shpëtimi për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Venezuelë.

“Qeveria kineze dhe Shoqata e Kryqit të Kuq të Kinës do të ofrojnë ndihmë humanitare emergjente për Venezuelën”, u tha Guo gazetarëve në Pekin.

Ai shtoi se Kina do të dërgojë gjithashtu një ekip shpëtimi për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në ofrimin e ndihmës mjekësore.

Sipas të dhënave nga autoritetet, numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën të mërkurën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3.360.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet druhen se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet edhe më tej.

Related posts

Fale veten…, lehtësoja vetes këtë barrë!

admin

BE ofron 14 milionë euro për migrantët në Itali

admin

Turqia reagon ndaj postimit të kryediplomatit iz’raelit

Muhamet Ramadani