RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKShPK apel për kujdes: Vala e të nxehtit rrit rrezikun për shëndetin e qytetarëve

ikshpk-apel-per-kujdes:-vala-e-te-nxehtit-rrit-rrezikun-per-shendetin-e-qytetareve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë gjatë fundjavës, duke rikujtuar se vala e të nxehtit mund të ketë ndikim në shëndetin e qytetarëve.

Sipas një njoftimi të IKShPK-së, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti me intensitet mesatar.

Instituti thekson se temperaturat e ngritura mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

IKShPK rekomandon që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të kujdesen në veçanti për foshnjat, fëmijët dhe personat e moshuar.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar pasojat që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta./

Related posts

12-vjeçari shpëtohet nga rrënojat 260 orë pas tërmeteve që goditën Turqinë

Muhamet Ramadani

Siri, të paktën 968 persona humbën jetën nga tërmeti

admin

Ekipi i Kamala Harris mbledh 81 milionë dollarë në 24 orët e para të kandidaturës për Presidente të SHBA

admin