RTV AHIRETI
FutbollLajmeRajon dhe Botë

Super tifozit të RD Kongos i mohohet viza amerikane për Kupën e Botës

super-tifozit-te-rd-kongos-i-mohohet-viza-amerikane-per-kupen-e-botes

Michel Kuka Mboladinga (Lumumba Vea), një nga tifozët më të njohur të përfaqësueses së Kongos, nuk do të mund ta mbështesë ekipin e tij në Kupën e Botës 2026 pasi autoritetet amerikane i kanë refuzuar vizën.

Mboladinga është bërë figurë ikonike në ndeshjet e RD Kongos falë pozës së tij karakteristike, ku qëndron i palëvizshëm gjatë takimeve të ekipit kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave në mbarë botën.

Megjithëse RD Kongo ka siguruar pjesëmarrjen në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, mungesa e vizës amerikane e bën të pamundur që super tifozi të përsërisë praninë e tij të veçantë në tribunat e turneut.

Rasti i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë shprehur zhgënjim për mungesën e një prej figurave më të njohura të tifozërisë afrikane në këtë kampionat.

Related posts

Mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë, tre sektorët që do të “goditen” më shumë!

admin

Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova në pikëkalimin në Merdarë

Muhamet Ramadani

Nju Jork: Prezantohet tradita turke e pajës

admin