RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit

ukraina-godet-nje-rafineri-nafte-ne-rajonin-rus-te-krasnodarit

Ukraina ndërmori gjatë natës sulme me dronë ndaj disa objektivave në territorin rus, përfshirë një rafineri nafte në rajonin jugor të Krasnodarit, njoftuan autoritetet lokale.

Sulmet janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Kievit kundër infrastrukturës energjetike ruse, e cila ka shkaktuar mungesa të ndjeshme të karburantit në disa rajone të Rusisë, raporton Reuters.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratjev, bëri të ditur në Telegram se në rafinerinë e qytetit Slavyansk-na-Kubani shpërtheu një zjarr si pasojë e sulmit.

Sipas tij, një person ka vdekur, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një fshat pranë zonës së goditur.

Rafineria e Slavyanskut është në pronësi private dhe ka një kapacitet përpunimi prej rreth 100 mijë fuçi nafte në ditë. Ajo furnizon me karburant tregun vendas, por edhe eksporton një pjesë të prodhimit.

Ndërkohë, edhe rajoni i Jaroslavlit, në lindje të Moskës, u bë objekt i sulmeve me dronë. Guvernatori i rajonit njoftoi se autoritetet vendosën kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë që të çojnë drejt kryeqytetit rus.

Related posts

Çeki, “shtyhet” zgjedhja e Presidentit, balotazh mes ish-kryeministrit Babis dhe gjeneralit Pavel

admin

Ministrja izraelite Strook pretendon se territoret e pushtuara palestineze tani i përkasin Izraelit

Muhamet Ramadani

Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbajnë stërvitjen e dytë vjetore të forcave ajrore në Xinjiang

admin