RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çeki, “shtyhet” zgjedhja e Presidentit, balotazh mes ish-kryeministrit Babis dhe gjeneralit Pavel

ceki,-“shtyhet”-zgjedhja-e-presidentit,-balotazh-mes-ish-kryeministrit-babis-dhe-gjeneralit-pavel

Asnjë prej kandidatëve nuk ka arritur të marrë shumicën e votave për t’u shpallur President i Çekisë në raundin e pare të zgjedhjeve. Në balotazh do të shkojnë Miliarderi dhe ish-kryeministri Andrej Babis dhe gjenerali në pension i NATO-s Petr Pavel, të cilët paten një diferencë shumë të vogël votash mes njëri-tjetrit.

Miliarderi dhe ish-kryeministri Andrej Babis dhe gjenerali në pension i NATO-s Petr Pavel kryesuan raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki të shtunën.

Pavel mori 35.4% të votave, një epërsi fare e lehtë ndaj Babis që mori 35%, ndërsa ekonomistja Danuse Nerudova doli e treta me 13.9%, sipas rezultateve pothuajse të plota nga Enti i Statistikave Çeke.

Asnjë nga pesë kandidatët e tjerë nuk fitoi më shumë se shtatë për qind.

Dy kandidatët Babis dhe Pavel tani shkojnë në balotazh më 27-28 janar në një përpjekje për të marrë postin e presidentit të katërt që nga themelimi i Republikës Çeke në 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Fituesi do të zëvendësojë Milos Zemanin, një veteran politik me opinione të forta dhe që ka shkaktuar ndasi.

Kreu i ri i shtetit do të përballet me një inflacion rekord në vendin e Evropës Qendrore me 10.5 milionë banorë, si dhe me deficite të mëdha të financave publike në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Manjati i biznesit dhe ish-kryeministri Babis, 68-vjeç, është personi i pestë më i pasur në Republikën Çeke, sipas revistës Forbes

Ish-gjenerali Pavel, 61, është dekoruar si hero në luftën serbo-kroate gjatë së cilës ai ndihmoi trupat franceze të dilnin nga një zonë lufte.

Ai u bë shefi i shtabit të përgjithshëm të Çekisë dhe kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s. /oranews

Related posts

Arrestohet në Han të Elezit personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

rezart morina

Palestina: Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit tonë në Gaza

admin

Francë, gjykata e lartë mbështet ndalimin e veshjes së fustaneve të gjata të stilit ‘abaja’ në shkolla

admin