RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut denoncon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni

koreja-e-veriut-denoncon-stervitjen-e-perbashket-ushtarake-shba-japoni

Koreja e Veriut denoncoi të hënën një stërvitje të përbashkët ushtarake midis SHBA-së dhe Japonisë, duke akuzuar Tokion për përdorimin e situatës “konfuze” globale për të “justifikuar transformimin e saj në një komb lufte”, njoftoi media shtetërore e Phenianit, transmeton Anadolu.

Veriu kritikoi Japoninë për pjesëmarrjen në stërvitjen “Resolute Dragon”, duke e akuzuar atë për mprehje të “aftësisë së pushtimit”, në një editorial të transmetuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Japonia, tha ajo, ka përkeqësuar situatën e sigurisë në rajon duke thelluar lidhjet e saj ushtarake me SHBA-në.

“Pheniani më tej pretendoi se raketat me rreze të gjatë u testuan në një kapacitet “parandalues” të synuar për të goditur vendet fqinje gjatë pjesëmarrjes së parë të Japonisë në një stërvitje shumëkombëshe të udhëhequr nga SHBA-ja në rajonin Azi-Paqësor në prill dhe maj.

Ajo paralajmëroi Tokion për një “fund tragjik” nëse vazhdon në sjelljen ushtarake “të pamatur”.

Stërvitja Resolute Dragon, që përfshin Forcat e Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë dhe Trupat Detare të SHBA-së, e cila filloi më 20 qershor në Okinawa dhe Kyushu, ishujt kryesorë në Japoninë jugperëndimore, është planifikuar të përfundojë të martën.

Related posts

Qeveria ndan 120 mijë euro për fushatë rreth regjistrimit të popullsisë

Muhamet Ramadani

Top 100 kompanitë e armëve rrisin shitjet gjatë vitit 2021

admin

Tajlandë: Partitë opozitare dominojnë zgjedhjet me mbylljen e sondazheve

admin