RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan dhe kancelari Merz diskutojnë për çështjet globale

presidenti-erdogan-dhe-kancelari-merz-diskutojne-per-ceshtjet-globale

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kancelari gjerman Friedrich Merz diskutuan sot në një telefonatë për çështjet rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, transmeton Anadolu.

“Turqia synon të forcojë marrëdhëniet e saj me Gjermaninë”, tha presidenti Erdogan duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndërmarrjes së hapave të ndërsjellë drejt këtij qëllimi.

Erdogani shtoi se Turqia pret “angazhim të fortë” në Samitin e NATO-s në Ankara për të forcuar mbrojtjen e Evropës dhe për të ruajtur “lidhjen transatlantike”.

Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdogan foli për përpjekjet e Ankarasë, duke thënë se Turqia po punon për paqe të qëndrueshme dhe rifillimin e negociatave.

Related posts

Po planifikonte atentat terrorist në një anije turistike, arrestohet një palestinez në Kretë, dyshohet si anëtar i Hamasit!

admin

Zelensky vizitë në Suedi, pritet të takohet me kryeministrin dhe familjen mbretërore

Muhamet Ramadani

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, autori ekzekuton viktimën në banesë

Muhamet Ramadani