RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia gjobit me 300 euro një nënë në Prizren, la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

policia-gjobit-me-300-euro-nje-nene-ne-prizren,-la-femijet-te-mbyllur-ne-veture-ne-vape

Policia e Kosovës ka gjobitur prej 300 eurosh një nënë për shkak të moskujdesit ndaj fëmijëve të saj në Prizren.

Kjo pasi sipas policisë, në një veturë të parkuar, brenda saj kanë qenë disa fëmijë të mbyllur.

Policia ka bërë të ditur se fëmijët kanë qenë të rraskapitur nga i nxehti, pasi temperaturat kanë qenë të larta dhe në vendgjarje kanë arritur autoritetet ku me ndihmën e shufrës metale kanë hapur derën e automjetit.

“Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia. Në ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes “Moskujdes ndaj të miturit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkohë, Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar, sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurë. Ngase sipas policisë, në asnjë rast nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi pasojat mund të jenë fatale.

Related posts

Zelensky: Ukraina do të forcojë kufijtë e saj veriorë

admin

Dyshohet i lidhur me xhihadistët, Belgjika po heton edhe një 12-vjeçar! Rritet numri i të miturve të lidhur me grupet terroriste

admin

Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit

admin