RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Delegacioni i Hamasit në Kajro për takime me zyrtarë egjiptianë dhe ndërmjetës për zbatimin e marrëveshjes së Gazës

delegacioni-i-hamasit-ne-kajro-per-takime-me-zyrtare-egjiptiane-dhe-ndermjetes-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-gazes

Një delegacion i Hamasit do të zhvillojë bisedime në Kajro me zyrtarë dhe ndërmjetës egjiptianë mbi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, tha grupi të martën, transmeton Anadolu.

“Agjenda e delegacionit i jep përparësi ndalimit të përshkallëzimit të shkeljeve izraelite në Rripin e Gazës dhe krimeve të përditshme të vrasjeve dhe atentateve”, tha Taher al-Nunu, këshilltar politik i kreut të Hamasit.

“Hamasi do të kërkojë gjithashtu garanci se Izraeli lejon hyrjen e të gjitha nevojave të Gazës, duke përfshirë materialet e nevojshme për riparimin e spitaleve, furrave të bukës dhe infrastrukturës, dhe zbaton kushtet e mbetura të marrëveshjes së Sharm el-Sheikh”, shtoi ai.

Bisedimet në Kajro do të vazhdojnë diskutimet mbi një plan veprimi të përgatitur nga Nikolay Mladenov, përfaqësuesi i lartë i Bordit të Paqes për Gazën, në bashkëpunim me ndërmjetësuesit për fazën e dytë të marrëveshjes, tha ai.

“Plan veprimi përfshin hyrjen e një komiteti administrativ dhe forcave ndërkombëtare të mbrojtjes, duke çuar në një tërheqje të plotë izraelite nga të gjitha zonat e Rripit të Gazës”, tha Al-Nunu.

“Ne jemi seriozë për arritjen e një marrëveshjeje që i jep fund vuajtjeve të popullit tonë, ndalon krimet e pushtimit dhe arrin përparim në rivendosjen e të drejtave politike të popullit tonë, kryesisht midis tyre lirinë dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës.”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga shkeljet izraelite të armëpushimit që nga hyrja në fuqi në tetor 2025 është rritur në 1.053, me 3.406 të tjerë të plagosur. Izraeli gjithashtu ka vazhduar të bllokojë hyrjen e sasive të dakorduara të ndihmës në enklavë.

Related posts

Varfëri ekstreme në Somali

admin

BE pret që Greqia të kryejë hetim “të plotë dhe transparent” për fundosjen e anijes me migrantë

admin

Mbreti i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa Palestinezët të kenë shtet

Muhamet Ramadani