RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kosova, përherë falënderuese për ndihmën e ShBA-së dhe aleancën e pazëvendësueshme

kurti:-kosova,-perhere-falenderuese-per-ndihmen-e-shba-se-dhe-aleancen-e-pazevendesueshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është përherë falënderuese ndaj ShBA-së për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.

Kurti kështu është shprehur në një postim në Facebook ku ka njoftuar se ka marrë pjesë në pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në Prishtinë.

“Mbrëmë isha i nderuar të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës sonë. Kosova është përherë falënderuese e mirënjohëse ndaj ShBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

admin

Gabim njerëzor apo problem mekanik i anijes së mallrave? Misteri pas shkakut të shembjes së urës së Baltimorit. Ekspertët detarë dhe inxhinierikë ndajnë teoritë e tyre

admin

Gjetja e trupave të pajetë të pengjeve në Gaza, Hamasi fajëson Izraelin dhe SHBA: Ata do ishin ende gjallë nëse…

admin