RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti Evropian rinis zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez

parlamenti-evropian-rinis-zgjidhjen-me-dy-shtete-te-konfliktit-izraelito-palestinez

Bashkimi Europian pritet të organizojë një konferencë ndërkombëtare për të rikthyer në rrugën e duhur zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Kjo është kërkesa e shprehur nga Parlamenti Evropian me një rezolutë të miratuar njëzëri që kërkonte ”fundin e konfliktit dhe pushtimin e territoreve palestineze përmes rifillimit të bisedimeve autentike të paqes”.

Në tekst, eurodeputetët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë Izraelin dhe Palestinën në negociatat që do të çonin në një marrëveshje për statusin përfundimtar dhe njohjen reciproke.

Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu “t’i jepet fund dhunës së kolonëve dhe sulmeve pa dallim të grupeve të armatosura palestineze”.

Parlamenti nënvizon gjithashtu se ”vendbanimet ilegale minojnë më tej perspektivat për një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete, dënon fuqishëm terrorizmin e vazhdueshëm kundër Izraelit dhe njeh plotësisht shqetësimet legjitime të sigurisë së Izraelit”.

Teksti gjithashtu bën thirrje për zgjedhjet e shumëpritura presidenciale dhe legjislative që do të mbahen në Palestinë dhe i kërkon Izraelit të lejojë që këto zgjedhje të zhvillohen në Jerusalemin Lindor.

Së fundi, Parlamenti njeh rolin e UNRWA-s në ofrimin e shërbimeve jetike për refugjatët palestinezë dhe thekson se të gjitha librat shkollorë dhe materialet shkollore të mbështetura nga fondet e BE-së duhet të jenë në përputhje me standardet e paqes dhe tolerancës të UNESCO-s. /atsh

Related posts

Angela Merkel merr çmimin e paqes për politikën e saj të refugjatëve

admin

Presidenti Erdoğan diskuton situatën humanitare në Gaza me emirin e Katarit

admin6

Zemërohet Izraeli pasi restoranti i quajtur 7 Tetori hapet në Jordani

rezart morina