Nëntë persona janë arrestuar në operacionin policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.
Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Poashut janë sekuestruar para, armë, vetura e armë zjarri
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:15 mijë euro;5 vetura, 5 autobot për transport të derivative; 2 armë zjarri; 54 fishekë; Pajisje elektronike; Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.
Nëntë të arrestuarit F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q.,dyshohen për kryerjen e veprave penale: Shpëlarje e parave; Kontrabandimi I mallrave në bashkëkryerje; Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe Shmangie nga tatimi.

