RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia i dorëzon notë diplomatike Armenisë për hapat “jomiqësorë”

rusia-i-dorezon-note-diplomatike-armenise-per-hapat-“jomiqesore”

Rusia thirri ambasadorin e Armenisë, aleatit të saj vjetër, duke i dorëzuar atij një notë diplomatike për një sërë hapash “jomiqësorë”, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Jerevanit me SHBA-në, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Rusisë thuhet se ambasadorit armen në Moskë, Vagharshak Harutiunyan, iu dha një listë e këtyre hapave jomiqësorë, duke përfshirë vendimin e Jerevanit për t’u bërë pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe për të kryer në territorin e saj një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA-në, si dhe dërgimin e ndihmave humanitare gjatë vizitës së gruas së kryeministrit armen në Ukrainë.

Para disa ditësh, Kremlini shprehu shqetësimin për njoftimin e Ministrisë Armene të Mbrojtjes se ushtria amerikane do të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake “Eagle Partner 2023” nga 11 deri më 20 shtator.

Në deklaratën e MPJ-së ruse dënohen gjithashtu “deklaratat fyese” që dyshohet se janë bërë më 6 shtator nga Alen Simonyan, kryetar i Asamblesë Kombëtare Armene, në lidhje me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Armenisë janë përkeqësuar që kur politikani properëndimor Nikol Pashinyan erdhi në pushtet si rezultat i një grusht shteti në vitin 2018.

Pashinyan dhe kabineti i tij fajësojnë Rusinë për humbjen e Armenisë në luftën e vitit 2020 me Azerbajxhanin, e cila zgjati 44 ditë.

Moska i referohet statusit të njohur ndërkombëtarisht të rajonit të Karabakut si territor i Azerbajxhanit, që do të thotë se askush nuk e sulmoi Armeninë dhe nuk kishte asnjë arsye për të ndërhyrë.

Related posts

Marshime masive në Itali kundër dhunës ndaj grave

Muhamet Ramadani

Brigadat Al Qassam thonë se kanë goditur disa objektiva izraelite

Muhamet Ramadani

Izraeli bombardon tokat bujqësore në jug të Sirisë

Hevzi