RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

specialja-shtyn-serish-daten-e-shpalljes-se-vendimit-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve

Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00.

Katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe për krime ndaj njerëzimit. Ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Në vendimin për të caktuar këtë datë, trupi gjykues ka thënë se e ka shtyrë datën për shkak të vëllimit të madh të provave.

“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht, data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.

Deklaratat përmbyllëse në rast janë mbajtur në shkurt sivjet.

Related posts

Mbi 7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

admin

Analizë: Vdekja e Raisit vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme dhe vetë Iranin

admin

I nxehti ekstrem, Kosova merr vendimin, nga sot nis reduktimi i orëve të punës

admin