RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda mbyll përfundimisht kufirin për rusët

finlanda-mbyll-perfundimisht-kufirin-per-ruset

Pamjet nga transmetuesi finlandez “Yle” treguan shtatë automjete dhe një djalë të ri me biçikletë që po kalonte kufirin në vendkalimin kufitar të Vaalimas dje në mëngjes.

Qeveria finlandeze njoftoi dje se turistët rusë nuk do të lejohen më të hyjnë në vend pas mesnatës.

Masa është marrë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Gjithashtu, vendimi përfshin disa përjashtime, që lejojnë disa shtetas rusë në Finlandë të vizitojnë anëtarët e ngushtë të familjes, të punojnë ose të marrin kujdes mjekësor.

Sipas statistikave të Rojës Kufitare Finlandeze, disa mijëra rusë kanë hyrë në Finlandë ditët e fundit dhe shumë pak prej tyre janë kthyer në vendin e tyre të lindjes.

Kufiri i Finlandës me Rusinë është rreth 1 340 kilometra i gjatë, më i gjati nga çdo vend i BE-së me Rusinë.

Fqinjët e tjerë të Rusisë në BE, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë kufizuar hyrjen për shtetasit rusë që nga 19 shtatori /atsh

Related posts

Shkup, Rama dhe Kovaçevski bisedojnë rreth Procesit të Berlinit

admin

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i suksesshmi në historinë e Kosovës

Hevzi

“Falje për skllavërinë” Kisha e Anglisë jep 100 milion euro për gabimet e viteve 1700

admin