RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dalin para gjykatës të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate

dalin-para-gjykates-te-dyshuarit-per-mashtrim-me-tatime-dhe-derivate

Kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e së mërkurës kundër krimit të organizuar, lidhur me realizimin e transaksioneve fiktive të derivateve të naftës.

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim për nëntë të dyshuarit.

Më 1 korrik ishte realizuar operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, e që rezultoi me arrestimin e nëntë të dyshuarve.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetimet thuhet se kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: shpëlarje e parave, kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Related posts

​Përfundon aksioni policor në Shtërpcë – krejt çka u sekuestrua

admin

Turqia synon armëpushimin në Ukrainë me një iniciativë të re paqeje

admin

Rritja e rasteve me COVID-19, 54 pacientë mes tyre edhe një foshnje po trajtohen në spitale

admin