RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari

hoqi-me-force-nga-nje-vendroje-detare,-nje-flamur-te-shtetit-turk,-kapet-dhe-vihet-ne-pranga-48-vjecari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Erdoğan bëri thirrje për unitet kundër përshkallëzimit të islamofobisë në vendet perëndimore

rezart morina

Shpërthim në një pallat në Angli, shumë persona nën rrënoja

admin

OKB – Zelensky: Rusia po ‘armatos’ gjërat thelbësore, përbën kërcënim për botën

rezart morina