RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Merz në telefonatën me Trumpin: Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi në NATO

merz-ne-telefonaten-me-trumpin:-gjermania-eshte-gati-te-marre-me-shume-pergjegjesi-ne-nato

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka thënë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane, ndërsa të dy liderët përafruan qëndrimet përpara samitit të NATO-s javën e ardhshme në kryeqytetin turk Ankara, transmeton Anadolu.

Gjatë telefonatës, sipas një njoftimit nga zëdhënësi i kancelarit, Merz i përcolli urimet për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe theksoi “lidhjen e veçantë” midis popullit gjerman dhe atij amerikan.

Diskutimi u përqendrua kryesisht te përgatitjet për samitin në Ankara, ku pritet që në agjendë të dominojnë barra e mbrojtjes së Evropës dhe angazhimi afatgjatë i Washingtonit ndaj aleancës.

“Kancelari theksoi se Gjermania po merr më shumë përgjegjësi për sigurinë në rajonin euroatlantik. NATO po bëhet më evropiane në mënyrë që të mbetet transatlantike”, tha zëdhënësi Stefan Kornelius.

Ai shtoi se Merz dhe Trump ranë dakord të vazhdojnë bisedën e tyre personalisht në samitin e Ankarasë.

Telefonata erdhi pas kritikave të përsëritura të Trumpit ndaj aleatëve evropianë të NATO-s, veçanërisht Gjermanisë, për atë që presidenti amerikan e konsideron mosndarje të barrës së aleancës dhe shpenzimet e pamjaftueshme për mbrojtje.

Në postimet e tij dje në platformën Truth Social, Trump e quajti “qesharake” për SHBA-në të vazhdojë atë që ai e përshkroi si një marrëdhënie “njëkahëshe”, ku Washingtoni mban një pjesë disproporcionale të barrës.

Trump publikoi një grafik krahasues të shpenzimeve të mbrojtjes mes vendeve të NATO-s.

“Është qesharake që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë njëkahëshe kur marrëdhënia nuk është reciproke. Ata nuk ishin aty për ne”, shkroi Trump.

Në një postim të mëparshëm, ai veçoi Gjermaninë: “SHBA-ja shpenzon më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër, shumë më tepër, për t’i mbrojtur ata, pa marrë përfitime në këmbim. Të tjerët, përfshirë Gjermaninë, janë shumë më poshtë. (2014-2025) Qesharake”.

Related posts

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë

admin

E ardhmja demografike e Zvicrës në referendum, nesër votohet për të kufizuar popullsinë në 10 milionë banorë

admin

Sfeçla viziton shtëpinë e djegur të serbit në Istog, kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejtë

admin