RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogan dhe Meloni diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

erdogan-dhe-meloni-diskutojne-marredheniet-dypaleshe-dhe-ceshtjet-rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në rrjetin social amerikan X njoftoi se Erdogan gjatë bisedës tha se Turqia po punon për forcimin e bashkëpunimit me Italinë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të rinj për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia pret që samiti i liderëve të NATO-s, i cili do të mbahet javën e ardhshme në kryeqytetin turk Ankara, të forcojë unitetin mes aleatëve.

Meloni pritet të marrë pjesë në samitin, i cili është planifikuar të mbahet të martën dhe të mërkurën.

Related posts

Kosovë, organizohet Forum Ekonomik me investitorë sauditë

Muhamet Ramadani

Kurti tha se po diskutohet korniza e marrëveshjes: Jemi në rrugën e duhur

admin

Zbulohet se çfarë ishte “topi i zjarrit” që u pa mbrëmjen e së dielës në qiellin e disa vendeve të Ballkanit, përfshirë Kosovën

admin