RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

UÇK, UÇK! Me brohorima të fuqishme nis marshi protestues në Zarë të Kroacisë

uck,-uck!-me-brohorima-te-fuqishme-nis-marshi-protestues-ne-zare-te-kroacise

Me brohorima të fuqishme “UÇK, UÇK”, ka nisur marshi protestues në Zarë të Kroacisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Qyteti i Zara-s sot është mbushur me ngjyrat kuqezi. Pjesëmarrës nga Kroacia dhe vende të tjera u mblodhën duke valëvitur flamuj kombëtarë si dhe flamuj me stemën e UÇK-së.

Atmosfera u karakterizua nga brohoritje dhe thirrje në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa marshi nisi në mënyrë paqësore përgjatë rrugëve të qytetit.

Protesta e kësaj të diele është organizuar si shprehje solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke mbledhur pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar në Kroaci dhe diaspora.

Related posts

Moldavia shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë

admin

Kurti: Shpresoj që më në fund do ta marrim liberalizimin e vizave – nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s

admin

Francë – Mijëra të rinj pritet të dalin nesër në rrugët kundër reformës së pensioneve

Muhamet Ramadani