RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i Policisë në Zubin Potok, konfiskohet sasi e madhe e fishekëve dhe pajisje ushtarake

aksion-i-policise-ne-zubin-potok,-konfiskohet-sasi-e-madhe-e-fishekeve-dhe-pajisje-ushtarake

Policia e Kosovës ka kontrolluar tri shtëpi ta pabanuara në Zubin Potok, në orës e para të 5 korrikut, në të cilat ka gjetur e konfiskuar sasi të konsiderueshme municioni dhe pajisjesh ushtarake

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në rastin e parë janë gjetur dhe konfiskuar 432 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra dhe 18 fishekë të kalibrit të panjohur.

Në të dytin, në të njëjtën zonë, u konfiskuan 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim ndërsa që në të tretin janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori e më pastaj janë inicuar edhe hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Rastet si këto, kur municione e pajisje ushtarake konfiskohen në veri të vendit, nga policia e Kosovës nuk janë të rralla.

Related posts

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Kushtrim Guraj

HRW akuzon Izraelin për krime lufte për zhvendosjet në kampet e Bregut Perëndimor

admin

Izraeli zgjat burgimin pa akuzë të mjekut palestinez Abu Safiya

Muhamet Ramadani