RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

HRW akuzon Izraelin për krime lufte për zhvendosjet në kampet e Bregut Perëndimor

hrw-akuzon-izraelin-per-krime-lufte-per-zhvendosjet-ne-kampet-e-bregut-perendimor

Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Izraelin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke thënë se 32 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga tre kampe refugjatësh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një raport prej 105 faqesh, organizata kërkon hetime penale ndaj zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Israel Katz.

Raporti dokumenton atë që HRW e përshkruan si spastrimi etnik gjatë “Operacionit Muri i Hekurt”, një ofensivë e gjerë ushtarake e nisur më 21 janar.

Omar Shakir, drejtor i HRW për Izraelin dhe Palestinën, e quajti këtë zhvendosje “Nakba-n e dytë”, duke iu referuar dëbimit masiv të palestinezëve në vitin 1948. Ai shtoi se kjo është “zhvendosja e dytë më e madhe pas Gazës që nga viti 1967”. /mesazhi

Related posts

Mbi 900 ankesa për policët e Kosovës dhe mbi 118 të suspenduar

admin

Gjysmë milioni specie rrezikojnë zhdukjen

Muhamet Ramadani

Presidenti kinez nis vizitën shtetërore në Francë, pritet të shkojë dhe në Serbi. Zbulohet ftesa që do t’i bëjë Vuçiçit

admin