RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

​kryeministri-holandez:-shpresoj-qe-kosova-te-behet-pjese-e-familjes-evropiane

Kryeministri i Holandës, Rob Jetten, ka shprehur mbështetjen e tij për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë, po”, ka thënë Jetten për Euronews Albania.

Jetten po merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë.

Ky samit ka mbledhur sot zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit teknologjik.

Sipas NATO-s, ky forum përbën një nga aktivitetet më të rëndësishme të nivelit të lartë kushtuar prodhimit, investimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse në hapësirën transatlantike.

Related posts

United, Delta dhe American Airlines ndalojnë të gjitha fluturimet! Linjat ajrore, probleme komunikimi! Avionët do të qëndrojnë në ajër

admin

Erdoğan: Suksesin e 14 majit ta kurorëzojmë me fitore të madhe më 28 maj

admin

OKB-ja kundërshton “plotësisht” zhvendosjen e detyruar në Gaza

admin