RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë për krime lufte ndaj një personi në Vushtrri

aktakuze-per-krime-lufte-ndaj-nje-personi-ne-vushtrri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, R.D., ish pjesëtar i MUP-it serb, më 22.05.1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

Po ashtu, i pandehuri akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Rasti i është dërguar për shqyrtim të mëtejmë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

Related posts

Një gjuhë e ligë sioniste në politikën amerikane që nuk do flasë më…!

Muhamet Ramadani

Turqi: Votimet pranë mbylljes

Muhamet Ramadani

Gërvalla e cilëson hap të rëndësishëm forumin ekonomik me Portugalinë

Muhamet Ramadani