RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 21 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në veriperëndim të Kinës

te-pakten-21-te-vdekur-nga-rreshqitja-e-dheut-ne-veriperendim-te-kines

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një rrëshqitje dheu goditi një fshat në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, transmeton Anadolu.

Ngjarja ndodhi në qarkun Tanchang, ku operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, viktimat e fundit e çuan në 36 numrin total të të vdekurve nga përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Kinën gjatë dy ditëve të fundit.

Të plagosurit po marrin trajtim në spitalet lokale.

Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Renzang në qytetin Longnan, duke bllokuar 33 persona. Sipas agjencisë së lajmeve, pesë persona u shpëtuan pa lëndime.

Pas katastrofës, në vendngjarje u dërguan ekipe të shumta shpëtimi, përfshirë personel të emergjencave, zjarrfikës dhe policë.

Related posts

Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

admin

Pas 14 vitesh, hapet në Kanada qendra e re islame “Noor Gardens”

RTI

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

Irfan Jahiu