RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

rashiq-per-rregulloren:-kemi-ardhur-ne-perfundim-me-kurtin-se-kjo-eshte-periudhe-tranziconi

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë të mërkurën se gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë pajtuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit është në një periudhë tranzicioni.

Rregullorja e BQK-së, e cila kërkon që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

“Kur u takova me kryeministrin, kemi ardhur deri te një përfundim, që kjo është një periudhë tranzicioni kështu që shfrytëzuesit ta kenë një mundësi që të përgatiten për përdorimin e kësaj rregullore. Nga ana juridike dhe teknike kjo është mënyra e duhur që të vazhdojmë”, tha Rashiq.

Rashiq ka thënë se në ditën e parë kur është mbyllur Banka Komerciale, në mënyrë automatike 17 mijë klientë kanë kaluar automatikisht në BQK.

“Në ditën e parë kur është mbyllur Banka Komerciale, 17 mijë qytetarë serbë kanë dalë automatikisht në Bankën Qendrore të cilët kanë mundësi të tërheqin pensionet e tyre dha pagat në bankat të cilat janë të licencuara nga BQK” ka thënë Rashiq

Related posts

Zhduket një varkë me 200 emigrantë në ishujt Kanarie

admin

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 16 vendbanime në Ukrainë gjatë javës së kaluar

RTI

Scholz dhe Nehammer diskutojnë migrimin e parregullt

Muhamet Ramadani