RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Costa takohet me Zelenskyyn në Ankara: Po ecim përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE

costa-takohet-me-zelenskyyn-ne-ankara:-po-ecim-perpara-drejt-anetaresimit-te-ukraines-ne-be

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, të mërkurën u takua me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa theksoi se ka progres lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në BE, transmeton Anadolu.

“Ne po ecim përpara me pranimin e Ukrainës në BE. Hapja e një grupi të ri negociatorësh duhet të ndodhë së shpejti”, tha Costa në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Costa argumentoi se mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën vazhdon të rritet. “Ekziston një vrull global në rritje për të sjellë paqe përmes forcës: duke rritur mbështetjen financiare, energjetike dhe ushtarake për Ukrainën, ndërsa shtohet presioni mbi Rusinë për t’u angazhuar në bisedime kuptimplote për paqe”, tha ai.

Duke iu referuar sulmeve të fundit të Rusisë, Costa pretendoi se Moska nuk ka dështuar të arrijë objektivat e saj ushtarake. “Sulmet në rritje të Rusisë ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së Ukrainës janë provë se ajo ka dështuar të arrijë objektivat e saj në fushën e betejës”, tha ai duke vënë theksin se “Ne qëndrojmë me Ukrainën, në çdo hap të rrugës”.

Liderët e BE-së ranë dakord të hapin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën në dhjetor të vitit 2023.

Related posts

Diversionet izraelite për ta distancuar Arabinë Saudite nga Pakistani dhe Turqia pas Marrëveshjes së Mekës

Irfan Jahiu

Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe tensionet me Serbinë/ Flet për News24 ambasadori i Kosovës në Tiranë, Durmishi: Presim të nisë hekurudha Durrës-Prishtinë

admin

Presidenti iranian u bën thirrje vendeve të rajonit të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre

Irfan Jahiu