RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja maqedonase para Samitit të NATO-s në Ankara: Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe

presidentja-maqedonase-para-samitit-te-nato-s-ne-ankara:-evropa-me-e-forte-eshte-evropa-qe-jeton-ne-paqe

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci, raporton Anadolu.

Siljanovska-Davkova, para Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s që po mbahet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, theksoi rëndësinë e paqes në Evropë.

“Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më e fortë është Evropa që jeton në paqe dhe demokraci”, tha presidentja Davkova.

Samiti dyditor në Ankara, i organizuar nga Turqia, filloi dje me pjesëmarrjen e liderëve të 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidenten maqedonase.

Pritet që ky Samit të dërgojë një mesazh uniteti dhe solidariteti mes aleatëve, pavarësisht tensioneve të fundit në marrëdhëniet transatlantike.

Temë kryesore e takimit është ndërtimi i vizionit “NATO 3.0”, sipas të cilit pritet që Evropa të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen konvencionale, ndërsa SHBA-ja të rishikojë praninë e saj ushtarake në kontinent.

Related posts

Çmimet e derivateve, nafta kushton 1.79 euro për litër

Muhamet Ramadani

BeH dhe Serbia njoftojnë se nuk i njohin referendumet pro-ruse në Ukrainë

admin

Në sulmet iz’raelite vr’itet drejtori i Ambulancës dhe Em’ergjencave të Ga’zës

Muhamet Ramadani