RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trupi i liderit suprem iranian të vrarë arrin në Karbala të Irakut

trupi-i-liderit-suprem-iranian-te-vrare-arrin-ne-karbala-te-irakut

Trupi i liderit suprem të vrarë të Iranit, Ali Khamenei, ka mbërritur në qytetin irakian Karbala, transmeton Anadolu.

Mediat irakiane raportuan se turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Karbala pasi arkivoli i Khameneit mbërriti nga qyteti Najaf, ku të martën u zhvilluan ceremonitë mortore.

Qeveria irakiane shpalli të mërkurën ditë pushimi zyrtar për të lehtësuar procesionin mortor, i cili përfshinte ceremoni në faltoret e Imam Huseinit dhe Abbasit në Karbala.

Procesioni pritet të përfundojë të enjten në faltoren e Imam Rezas në Mashhad, vendlindjen e Khameneit në verilindje të Iranit, ku ai do të varroset.

Khamenei u vra në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt, duke shkaktuar javë të tëra sulmesh hakmarrëse nga Teherani, të drejtuara kundër Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete amerikane.

Related posts

“Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”- Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza!

admin

Garancitë e sigurisë, DW: Çfarë pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë?

admin

Kim Jong Un do ta vizitojë Putinin në Rusi për të diskutuar për armatim

Muhamet Ramadani