RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti fton në takim krerët e partive

kurti-fton-ne-takim-kreret-e-partive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me qëllim diskutimin e çështjeve politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili bëri të ditur se letrat e ftesës janë dërguar gjatë mëngjesit.

Kurti kishte paralajmëruar më herët se do të ftonte liderët e partive parlamentare në një takim sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfundonte procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Related posts

Shpëtohen 113 emigrantë të rrëmbyer nga një shtëpi në Meksikë

Muhamet Ramadani

Walz thirrje votuesve të rinj para debatit të parë presidencial mes Trump dhe Harris: Mos e nënvlerësoni fuqinë që keni

admin

Irani mban kontakte me Pakistanin, thotë se ende nuk ka marrëveshje për bisedime të reja me SHBA-në

Hevzi