RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpëtohen 113 emigrantë të rrëmbyer nga një shtëpi në Meksikë

shpetohen-113-emigrante-te-rrembyer-nga-nje-shtepi-ne-meksike

Forcat e sigurisë shpëtuan 113 emigrantë të cilët u rrëmbyen me forcë në një shtëpi në shtetin meksikan Sonora, raporton Anadolu.

Mediat lokale raportuan se ekipet e policisë bastisën një shtëpi ku mbaheshin me forcë emigrantët në qytetin San Luis Rio Kolorado.

Ekipet e policisë arritën të shpëtonin 113 emigrantë.

Autoritetet njoftuan se në mesin e emigrantëve të shpëtuar kishte shtetas të Kolumbisë, Brazilit, Republikës Dominikane, Kubës, El Salvadorit, Ekuadorit, Hondurasit, Indisë, Nepalit dhe Afganistanit, të cilët do të transferohen në Institutin Kombëtar për Migracionin.

Mësohet se janë arrestuar edhe pesë persona që dyshohet se janë kontrabandues të qenieve njerëzore.

Ndërsa shumë emigrantë në Meksikë duan të ikin në SHBA me shpresën për një jetë më të mirë, ata bien në duart e bandave dhe grupeve të krimit të organizuar.

Emigrantë të shumtë nga vendet e Amerikës Qendrore përpiqen të arrijnë në SHBA përmes Guatemalës dhe Meksikës.

Related posts

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Muhamet Ramadani

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Muhamet Ramadani

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Muhamet Ramadani