RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kështu e ka (gjeo)politika…

keshtu-e-ka-(gjeo)politika…

Kortezialiteti mes një burrë shteti tipik dhe një pehlivani cinik

Një takim kortezial është realizuar mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit Rama, vështirë i identifikueshëm se në ç’fazë e në ç’nivel janë marrëdhëniet mes tyre, tashmë që i pari i qeverisë shqiptare po kthehet në një vasal të Izraelit, duke riskuar shumëçka nga interesat shqiptare, ku më shumë se strateg diplomatik ngjan me një pehlivan pragmatik.

“Ankara, Turqi – Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas Samitit të NATO-s e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan ai shkurt.

Por nëse ky takim vjen në kuadër të Samitit të NATO-s, prej kohësh mungon një takim specifik mes tyre, siç ishin të shumta para kthesës së pabesë të Ramës kah Izraeli.

Se çfarë është biseduar mes tyre, se ç’mesazhe janë dhënë, nuk ka ndonjë informacion. Por pa dyshim ka një tension në ajër kur Ankaraja sheh që Shqipëria po i dorëzohet Izraelit, duke lejuar që ky shtet harbut dhe vetëm keqdashës të hyjë si pykë në Ballkan. A do e lejojë këtë Turqia, një rojtare shekullore e rajonit? Kjo është çështja. /tesheshi.com/

Related posts

Ngrihet çmimi i grurit pas shkatërrimit të digës në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit iranian të Inteligjencës, bashkëpunëtor i ngushtë i Khameneit

admin

Shqipëria dhe RMV-ja sot nënshkruajnë 18 marrëveshje

admin