RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësi i Hamasit i mbijeton sulmit ajror izraelit

zedhenesi-i-hamasit-i-mbijeton-sulmit-ajror-izraelit

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i mbijetoi një sulmi ajror izraelit ndërsa sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës vranë gjashtë persona të enjten, njoftoi televizioni saudit Al Arabiya, transmeton Anadolu.

Një burim sigurie në Gaza ka njoftuar se një nga sulmet ajrore izraelite shënjestroi makinën e Qassem.

Edhe pse Qassem nuk ishte në makinë në momentin e sulmit, truproja e tij thuhet se u vra.

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në fuqi që nga tetori i kaluar.

Që nga fillimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza më 8 tetor 2023, 73.118 palestinezë janë vrarë dhe 173.615 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit të gjerë që ka prekur rreth 90 për qind të infrastrukturës civile.

Related posts

Kaos në Bangladesh/ Kryeministrja jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

admin

Kurti për Rregulloren e BQK-së: Periudha e tranzicionit s’duhet të keqinterpretohet si sulm

Muhamet Ramadani

Bashkimi Evropian: Deklaratat e Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk ndihmojnë normalizimin e raporteve

Muhamet Ramadani