RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump pretendon se Irani i ka kërkuar SHBA-së të vazhdojë “bisedimet”, shpall armëpushimin “të përfunduar”

trump-pretendon-se-irani-i-ka-kerkuar-shba-se-te-vazhdoje-“bisedimet”,-shpall-armepushimin-“te-perfunduar”

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se Irani i ka kërkuar SHBA-së të vazhdojë “bisedimet” dhe se Washingtoni ka rënë dakord për këtë, ndërsa përsëriti se armëpushimi i arritur muajin e kaluar mes dy vendeve “ka përfunduar”, transmeton Anadolu.

“Republika Islamike e Iranit na ka kërkuar të vazhdojmë ‘bisedimet’. Ne kemi rënë dakord ta bëjmë këtë, por Shtetet e Bashkuara u kanë bërë të qartë atyre, pa asnjë mëdyshje, se armëpushimi ka përfunduar”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.

Në mesin e muajit qershor, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi nën ndërmjetësimin e Pakistanit, me synim përfundimin e konfliktit të tyre ushtarak dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme gjatë dy ditëve të fundit, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve të Iranit ndaj tri anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Teherani nisi një seri sulmesh të enjten ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Jordani, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane të kryera gjatë natës për dy ditë radhazi.

Related posts

Qeveria gjermane pranon se qindra neo-nazistë janë të lirë pavarësisht urdhër-arresteve

admin

Prishtinë, arrestohen pesë persona, u zunë duke prerë dru në mal

Muhamet Ramadani

Presidentja e KE-së takon tre kryeministra nga Ballkani Perëndimor

admin