RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot

2-milione-hyrje-dalje-u-perpuan-ne-pikat-kufitare-mes-kukesit-e-kosoves-gjate-majit-e-qershorit,-mbi-12-mije-vetem-sot

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar,Parkut Kombëtar të Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, gjatë muajve maj dhe qershor janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 2 milionë shtetas, me një mesatare ditore prej më shumë se 42 mijë personash.

Pjesa dërrmuese e tyre janë shtetas të Kosovës. Për të përballuar fluksin në rritje, Policia Kufitare ka shtuar kapacitetet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të qarkut, duke rritur numrin e sporteleve dhe të efektivëve në shërbim. Vëmendja kryesore është përqendruar në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, e cila përballon volumin më të madh të lëvizjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Vetëm gjatë katër orëve të para të kësaj të shtune, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë kanë hyrë në Shqipëri 12 mijë e 431 shtetas nga Kosova, me 2 mijë e 879 automjete të vogla dhe autobusë, duke konfirmuar edhe një herë Morinën si portën kryesore të hyrjes së turistëve nga Kosova.

Related posts

Sulmi ku vdiqën 12 fëmijë, ministrat izraelitë autorizojnë Netanyahu-n të hakmerret kundër Hezbollahut! Libani përgatitet

admin

MPJD njofton shtetet e QUINT-it: Qytetarëve të Kosovës në Serbi u janë marrë dokumentet dhe po merren në pyetje

Muhamet Ramadani

Erdogan: Turqia po bën hapa revolucionarë në fushën e mbrojtjes

admin