RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham

nderron-jete-senatori-amerikan-lindsey-graham

Senatori amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë të shtunën në moshën 71-vjeçare pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”, njoftoi zyra e tij të dielën, transmeton Anadolu.

“Në mbrëmjen e së shtunës, më 11 korrik, senatori amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”, thuhet në deklaratën e zyrës së tij.

“Familja e senatorit Graham falënderon për lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”, shtohet në deklaratë.

Republikan nga Karolina e Jugut, Graham u zgjodh senator në vitin 2002 dhe u rizgjodh në vitet 2008, 2014 dhe 2020.

Graham, aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, kryesonte Komisionin e Buxhetit të Senatit dhe do të kandidonte për një mandat të pestë gjashtëvjeçar në zgjedhjet e nëntorit.

Graham, mbështetës i zëshëm i Izraelit, ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1994.

Së fundmi, Graham ishte kthyer nga një vizitë në Kiev, ku të premten ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Related posts

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin

8 persona dënohen me mbi 28 vjet burgim për hedhjen e granatave në dy lokale afariste në Prishtinë

admin

OKB: Gërmimi i rërës po kërcënon jetën detare në mënyrë të pakthyeshme

Muhamet Ramadani