RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Turqi

dy-oficere-te-fsk-se-diplomojne-ne-turqi

Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë.

Programi i këtij institucioni të nivelit të lartë përgatit oficerët në nivel strategjik, duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në udhëheqje, planifikim strategjik dhe vendimmarrje në mjedise komplekse të sigurisë.

Shkollimi i oficerëve të FSK-së në institucione prestigjioze ushtarake të vendeve partnere kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Related posts

Kosova zgjedh/ KQZ: Probleme me ndërprerjen e energjisë në disa qendra votimi

admin

Putin kërkon përpjekje diplomatike për Iranin dhe Lindjen e Mesme gjatë bisedës telefonike me Netanyahun

Muhamet Ramadani

WMO: Shkrirja e akullnajave alpine të Evropës në nivele alarmante

admin