RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy thotë ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse në Kiev, kërkon nga banorët të strehohen

Presidenti ukrainas Zelenskyy thotë ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse në Kiev, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të strehuar.

Ministria e Brendshme ukrainase tha se raketat ruse goditën rrugën ku ndodhen agjencitë e sigurisë dhe zyra e presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Rrugët kryesore në Kiev janë bllokuar nga forcat e sigurisë dhe përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë pas sulmeve ruse, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko.

Ministria e Brendshme e Ukrainës: 8 të vrarë dhe 24 të plagosur nga granatimet në lagjen Shevchenkivsky të kryeqytetit Kiev.

Ukrainë, mediat lokale raportojnë shpërthime në qytetet Zhytomyr, Khmelnytsky, Dnipro, Lviv dhe Ternopil, krahas granatimeve në Kiev.

Related posts

Nesër mblidhet Kuvendi i ASHAK-ut, pritet shkarkimi i Mehmet Krajës

Muhamet Ramadani

Sulm i armatosur në Afganistan, të paktën 11 të vrarë në një zonë pikniku

Kushtrim Guraj

Durmishi thotë se punimet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë po realizohen me ritme të shpejta

admin