RTV AHIRETI
Uncategorized

Vapa përvëluese rrit rrezikun nga zjarret, zjarrfikësit kërkojnë kujdes nga qytetarët

vapa-perveluese-rrit-rrezikun-nga-zjarret,-zjarrfikesit-kerkojne-kujdes-nga-qytetaret

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë kanë rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë nisur fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e tyre.

Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në qytet, ku qytetarëve dhe turistëve u është ofruar freskim me ujë si një mënyrë për të përballuar temperaturat e larta.

Përmes këtij aktiviteti, zjarrfikësit kanë përcjellë edhe një mesazh për kujdes dhe përgjegjësi, duke u bërë thirrje banorëve të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

Sipas tyre, gjatë periudhave me temperatura ekstreme, edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë pasoja të rënda, duke rrezikuar pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.

“Ne ju freskojmë me ujë, ju zgjidhni të mos ndizni zjarr”, është mesazhi i përcjellë nga zjarrfikësit e Gramshit, të cilët kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve për të shmangur situatat e rrezikshme gjatë sezonit të verës.





Related posts

QËNDRUESHMËRIA NË ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

Skandal me prona në Prizren: Ngrijnë 42 pasuri milionëshe, dyshohet për mashtrim të madh

Kushtrim Guraj

Sot mbahet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Kushtrim Guraj